F.B.
Kryetari i LDK-së ka uruar festën e Kurban Barjamit si një ditë reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë
:Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor. Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin, shkruan Abdigjiku.
Ai tha se në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe, ua uron festën e Bajramit të vogël. ?Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!”