F.B.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar pushtetin aktual për tarifat e larta me të cilat janë ballafaquar së fundmi qytetarët e vendit.
“Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsej 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai duke iu referuar pushtetit ka thënë se ata “do të gjejnë arsyetime”.
“Do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton!”, ka thënë Abdixhiku, teksa ka publikuar shumat e faturave të rrymës sipas kilovatëve, siç ka nënvizuar ai, “para dhe pas qeverisë së shpresës”.