E Hëne, Korrik 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

AAK-ja pas mbledhjes së Kryesisë: Kosova të ju rikthehet aleatëve

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të enjten ka zhvilluar një mbledhje të kryesisë.

Pas kësaj mbledhje, zyra për media e kësaj partie opozitare ka dërguar një komunikatë.

Aty thuhet ndër tjerash se Kosova duhet të ju rikthehet aleatëve.

”Dhe e vërteta e jonë është paqëndrueshme pa anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kjo nuk bëhet pa aleatët strategjikë, Amerikën dhe demokracitë tjera perëndimore. Ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetët. Prandaj Kosova duhet të kthehet në kursin e vet të vërtetë e t’u kthehet aleatëve të vet”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Po ashtu, për çështje të brendshme AAK-ja përmendi tri shtylla, rend dhe ligj, luftë kundër korrupsionit dhe zhvillim ekonomik.

Komunikata e plotë:

Ajo mund të mbijetojë, të forcohet e të prosperojë vetëm me njerëz të vërtetë. Eksperimentet me platforma e ide, pa të vërtetën dhe pa njerëzit e vërtetë, vetëm sa e zgjasin agoninë tonë.

Dhe e vërteta për Kosovën sot është përfshirja e njerëzve të vërtetë në vendimmarrje për vendin.

Kosova ka mbërritur këtu ku është sot, vetëm falë njërëzve të vërtetë, në të gjitha fazat e një lufte shekullore, deri në lirinë e plotë dhe në krijimin e shtetit.

Dhe e vërteta e jonë është paqëndrueshme pa anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kjo nuk bëhet pa aleatët strategjikë, Amerikën dhe demokracitë tjera perëndimore.

Ata që sot provojnë të ecin përpara duke mos e përfillur aleatin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Amerikën, nuk janë të vërtetët.

Prandaj Kosova duhet të kthehet në kursin e vet të vërtetë e t’u kthehet aleatëve të vet.

Ata që e zvarrisin marrëveshjen përfundimtare për njohje me Serbinë, me lloj-lloj marifetesh e justfikimesh, e me zgjidhje qesharake për veriun e vendit, e kanë me hile. Ata i janë futur një misioni të pamundshëm, rikthimin e Kosovës në pikën zero.

Është detyrë e secilit prej nesh, që qysh sot të zhbllokohet gjendja e krijuar në veri dhe të përmbyllet kapitulli i marrëveshjes finale me Serbinë dhe kjo nuk mund të bëhet me njerëzit që nuk janë të vërtetët.

Në planin e brendshëm e vërteta jonë mbështetet në tri shtylla:

• Rend dhe ligj e pa sulme të pushtetit ndaj sistemit të drejtësisë dhe mediave;

• Luftë kundër korrupsionit e informalitetit, që nënkupton shkëputje të lidhjeve të shkurtëra korruptive, depolitizim të administratës e të bordeve;

• Zhvillim ekonomik e sektorial që nënkupton zhbllokimin e mjeteve financiare dhe rikthimin e tyre në projektet zhvillimore, heqjen e pengesave për investime të huaja, mbështetjen e bizneseve vendore e jo anatemimin e tyre si dhe politika të qëndrueshme në sektorë veç e veç.

Vendi sot ka nevojë për të vërtetën e vet dhe pa e kuptuar të vërtetën nuk do të mund të lëvizim nga vendi. Nuk bëjmë përpara dhe do të ngecim aty ku kemi ngecur tash e tri vjet.

ADVERTISEMENT

Asnjë synim politik, diplomatik, ekonomik apo fundja edhe nacional, nuk do të mund ta realizojmë pa njerëz të vërtetë.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Hidhet shorti për Prince Caffe Superligë

Hidhet shorti për Prince Caffe Superligë

Related Post

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

2023-02-07
Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

2024-05-15
Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

2024-10-18

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

1 JAVË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

1 JAVË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

1 JAVË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

1 JAVË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 JAVË s MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 JAVË s MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 JAVË s MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

4 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL