E Shtunë, Maj 17, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

BE alarmoi fort për Veriun, pastaj Lajçak erdhi me urgjencë “për të shmangur konfrontimin”

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel, Kryediplomati i BE’së Josep Borrell foli për drojën e tij se zgjedhjet me pjesëmarrje të ulët në veri të Kosovës kanë potencial për eskalim të situatës dhe për minim të zbatimit të marrëveshjes së fundit. Kjo frikë e Borrellit çoi në një vizitë të nxituar të emisarit të ngarkuar me dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Kosovë e Serbi për të shuar tensionet e mundshme.

Një vizitë rreth datës 20 maj të nivelit teknik në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq e paralajmëroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Por, Lajçak tha se ky takim është vendosur për më herët – të hënën e 15 majit.

BE ka bindur Kurtin e Vuçiqin për marrëveshje në Bruksel dhe në Ohër, por kur është fjala për krizat e mundshme, zyrtarët atje nuk bëjnë gjumë rehat. Kështu, duket se Lajçak e përshpejtoi vizitën në rajon. Më të dalë para gazetarëve ai përmendi mundësinë e eskalimit të situatës.

Pas takimit që kishte herët në mëngjes me kryeministrin Albin Kurti tha se janë dy opsione aktualisht.

“Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim, prandaj duhet të shmangim një deeskalim apo konfrontim. Shpresoj që të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar plotësisht në normalizim”, tha sot Lajçak, duke treguar se e ka me nxitim nisjen drejt veriut të vendit.

“Jam shumë vonë”, iu tha ai gazetarëve që insistuan në pyetje rreth temës së themelimit të Asociacionit.

Për këtë vizitë në veri, Lajçak tha se e kishte për qëllim që të merrte informatat e dorës së parë për situatën atje. Takimet në Mitrovicë i filloi nga jugu me kryetarin Bedri Hamza për të marrë edhe perspektivën e tij për situatën.

Pasi përshkoi në këmbë Urën e Ibrit, Lajçak u pyet edhe për çështjen e hapjes së mundshme të kësaj ure.

“Është në duart e dy palëve, ato duhet të pajtohen. Ne duam që hapja e urës të kontribuojë në një stabilitet më të madh sesa në destabilizim. Prandaj, insistoj që duhet ta përdorim platformën e dialogut për t’u pajtuar për një rrugë përpara”, tha Lajçak.

Ndërkaq, kur u pyet për pritshmëritë për kryetarët e zgjedhur të komunave në veri dhe për fillimin e punës së tyre, Lajçak tha se ata presin vetëm zgjidhje që nuk çon në eskalim të situatës.

“Ka përfaqësues politikë që kanë autoritet, ne jemi duke folur me ta dhe presim të gjejmë një zgjidhje”.

Më pas ai u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Srpska në Shtëpinë e Europës në veri të Mitrovicës.

Për këtë takim nga Lista Srpska u deklarua Igor Simiq, i cili tha se emisarit të BE-së ia shprehën “shqetësimet me të cilat ballafaqohen qytetarët serbë”.

ADVERTISEMENT

Po ashtu, pas pyetjes së gazetarëve rreth drafteve të kundërta të prezantuara nga Ekipi Menaxhues që Kryeministri Kurti e barazoi me “Republika Srpska” dhe vizionit të bazuar në modelin kroat, Lajçak tha se do të gjendet një mes.

“Lehtësuesit janë për të gjetur një mes dhe këtë saktësisht do të bëjmë këtë”, theksoi Lajçak.

Nga ana tjetër, Kurti kur bëri njoftimin për takimin tha se ia kishte bërë disa kërkesa Lajçakut në lidhje me marrëveshjen: të zbatohet në tërësi dhe të dënohet Serbia për shkeljen e saj.

Për t’i diskutuar temat e njëjta, Lajçak tha se do të shkojë edhe në Serbi.

BE është e shqetësuar veçmas për çështjen e betimit të kryetarëve të zgjedhur në Veri të cilët pritet të marrin detyrat gjatë ditëve të ardhshme. I pyetur nëse do të kërkojnë që kryetarët e rinj të heqin dorë siç kanë bërë gjatë 2 majit në Bruksel, Lajçak tha se nuk kanë një kërkesë të tillë.

TË NGJASHME

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

2025-05-16
Pse na flihet kur bie shi?

Pse na flihet kur bie shi?

2025-05-16
Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

2025-05-16
Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

2025-05-16
Next Post
Tragjedi në Suharekë, 19-vjeçari vdiq pasi i shkrepi arma e babait që është zyrtar i policisë

Tragjedi në Suharekë, 19-vjeçari vdiq pasi i shkrepi arma e babait që është zyrtar i policisë

Related Post

Ballkani “shokohet” në fund nga Malisheva

Ballkani “shokohet” në fund nga Malisheva

2023-04-08
Lista Srpska del me njoftim pas takimit të zyrtarëve të saj me Gabriel Escobar në Uashington

Lista Srpska del me njoftim pas takimit të zyrtarëve të saj me Gabriel Escobar në Uashington

2023-07-27
“Shqipëria partneri kyç në Ballkan”, DASH e konfirmon vizitën e Sekretarit Blinken në Tiranë

“Shqipëria partneri kyç në Ballkan”, DASH e konfirmon vizitën e Sekretarit Blinken në Tiranë

2024-02-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

16 ORË MË PARË
Pse na flihet kur bie shi?

Pse na flihet kur bie shi?

16 ORË MË PARË
Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

17 ORË MË PARË
Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

17 ORË MË PARË
Rugova e Pejës mbulohet nga bora në mes të majit

Rugova e Pejës mbulohet nga bora në mes të majit

17 ORË MË PARË
Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

11 ORË MË PARË
Super finalja e pestë

Super finalja e pestë

16 ORË MË PARË
Dijana Ujkiq: Do të japim gjithçka në fushë për të mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari

Dijana Ujkiq: Do të japim gjithçka në fushë për të mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari

16 ORË MË PARË
Dënohet për përdhunim, 9 vite burg ish-arbitrit

Dënohet për përdhunim, 9 vite burg ish-arbitrit

1 DITE MË PARË
Spanja dhe Anglia në garë për ‘Lamine Yamalin e ri’

Spanja dhe Anglia në garë për ‘Lamine Yamalin e ri’

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL