FB
Istogu nuk ka rivale në Kosovë, kjo u dëshmua edhe në garat e Kupës së Kosovës në hendboll.
Istogu është fitues i Kupës së Kosovës.
Vashat e Istogut treguan lojë më të mirë duke e mposhtur me rezultat 32:21 Vushtrrinë, në finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Tani Istogu forcat i ka të fokusuar të kampionati, ku është favoritë për të mbrojtur titullin e kampiones.
Albina Rugova ishte më efikasja tek Istogu me shtatë gola. Nga katër i shënuan Dajana Milaniq, Pranvera Ferataj e Dayane Da Rocha. Tri gola i kishte Tainara Luna Goncalves, që u shpall MVP i turneut final të Kupës.
Te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga pesë i kishte Kosovare Avdiu.
Kupën, kapitenes së Istogut, Albina Rugova, ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini