Trepça me meritë ka shënuar fitore me rezultat 35:31 (14:12) ndaj Prishtinës, në takimin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll.
Ballafaqimi u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Mitrovicasit treguan lojë më të mirë, duke u kualifikuar në finale, ku do të ndeshën nesër me Besa Famgas nga Peja.
Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi, është i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij dhe fitoren ndaj bardhekaltërve.