FB
Ndeshja Kosova – Mali i Zi zhvillohet sonte prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në kampin e Kosvës atmosfera është shumë e mirë,ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e kanë një kombëtare të nivelit serioz evropian.
Të gjithë janë të përkushtuar për ta dhënë maksimumin në tentim për sukses. Poashtu shpresohet në përkrahjen nga tribunat njofton Federata e Hendbollit.
Për shkak të lëndimeve mungojnë Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli e Liridon Zena.
Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.