FB
Prokurori i Shtetit njofton se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 49 aktakuza, kundër 53 personave për vepra të ndryshme penale, janë ndaluar 12 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 34 aktakuza kundër 37 personave për vepra të ndryshme penale
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
E Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë) aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.