Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger është shprehur i shqetësuar me situatën e tensionuar në veri të vendit.
Ai në një postim në Twitter shkruan se veprimi i Bashkimit Evropian është urgjent, ndërsa shtron pyetjen nëse Serbia është e vetëdijshme që nxitja e dhunës në Kosovë do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprimi/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE”, shkruan Ischinger.