FB
Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ndërsa për rreth relievit malor, reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 19 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve të ardhshme, parashihet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.