FB
Liga italiane kishte rënie të madhe në dekadën e fundit, por Serie A ka nisur ta rimarrë veten.
Janë plot pesë ekipe që janë kualifikuar në gjysmëfinale në kupave evropiane, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.
Milani dhe Interi do të përballen mes vete në gjysmëfinale të Championsit për herë të parë pas 20 vjetësh.
Ndërkaq, në Europa League do t’i shohim Juventusin dhe Romën.