Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi myslimanët me rastin e Fitër Bjaramit duke uruar që kjo kremte të sjellë gëzim, paqe mirësi e begati në shtetin tonë.
Kurti, në një postim në Facebook, uroi që kjo festë të jetë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.
“Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje. Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!”, shkroi Kurti në Facebook.
Ndryshe, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame sot kremtojnë festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.