Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kandidati për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj, është thellë i lidhur me parti politike.
Ai tha se Isufaj ka qenë pjesë e LDK-së.
“Blerim Isufaj ka qenë pjesë e LDK-së dhe FARK-ut”, tha ai.
“Ka qenë këshilltar i të ndjerës, shumë të nderuarës, Nekibe Kelmendit. Atëherë pjesë e LDK-së”, shtoi Bajqinovci.