Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, tha sot se Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e ndërtuar në dy binarë.
Ai tha se deklarimi i emisarit amerikan, Gabriel Escobar rreth kohës sw konceptit të Asociacionit, lidhet me procesin negociator në të cilën tash Kosova është pjesë dhe krejt çka ka mbetur është që të pritet takimi i 2 Majit që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi.
“Unë mendoj se në dy pjesë është e ndërtuar marrëveshja, në dy binar. Binari i parë është njohja defacto nga ana e Serbisë, kurse binari i dytë është Asociacioni, të cilën Kosova, qeveritë e më parëshme e kanë pranuar në vitin 2013”, tha kryeparlamentari, raporton RTKlive.
Sipas, Kosova duhet të tregojë se nuk ka asnjë obligim nëse nuk njihet Kosova defacto nga Serbia.
Kurse për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, tha se drejtësia nuk duhet të veprojë selektive. “Për çka që ka fakte drejtësia duhet të veprojë”, tha ai.