FB
Paria Socialdemokrate(PSD), ka paditur Agjencionin për Informim dhe Privatësi , pasi kjo e fundit e dënoi këtë parti me 20 mijë euro.
PSD-ja e cilëson këtë gjobë si të padrejtë dhe për këtë e akuzon pushtetin.
”Vendimi për dënimin e PSD-së me 20 mijë euro e ka për qëllim: pengimin e aktivitetit të saj politik. Baza ligjore mbi të cilën është shkruar kjo gjobë lëngon nga zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore përkatësishtë i dispozitave përkatëse të Ligjit nr. 06|L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. PSD sot ka paditur këtë Agjension duke kërkuar anulimin e vendimit qartësisht të pabazë dhe tendencioz. Për më tepër gjeni të bashkangjitur padinë’’, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Dënimi prej 20 000 euro ka qenë për shkak të publikimit të peticionit me emra kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.