FB
Tashmë kosovarët mund të levizin pa viza nga janari i vitit 2024 pas votimit të sotshëm në Parlamentin Evropian. Por, ish – kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se levizjen e lirë kosovarët e kanë merituar qysh në vitin 2016.
Për këtë vones të madhe , Mustafa ka fajësuar ata që e kundërshtonin demarkacionin me Malin e Zi.
‘’Liberalizimi është dashur të ndodh në vitin 2016, atëherë kur kemi qenë në prag të përmbushjes së të gjiha kritereve. Pengonin këta që janë tani në pushtet me kauzen e rrejshme të demarkacionit’’, ka thënë Mustafa për Insajderin.
Ai ka thënë se edhe pse shumë vonë po i gëzohet përmbylljes së këtij procesi, duke e vlerësuar se kjo është një ditë e merituar për Kosovën.
Pas votimit për liberalizimin e vizave , atë duhet t’a nënshkruajnë përfaqësuesit e institucioneve të BE- së, si Komisioni Europian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Europian. Më pas do të publikohet në gazetën zyrtare.