FB
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca bënë homazhe në kopleksin momorial në fshatin Poklek të komunës së Drenasit, me rastin e 24 – vjetorit të masakrës në këtë fshat, raporton Ekonomia Online.
24 vjet më parë ne fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjërër , ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75- vjeçarë.
Pas homazheve krerët e shtetit do ta vizitojnë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek, si dhe do të bëjnë homazhe në fshatin Çikatovë e Vjetër.