FB
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , sot do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër , Komuna e Drenasit , 24 vjetorin e masakrës në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër.
Ajo fillimisht do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek, e më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek.
Qëndrimi i saj në këtë fshat është paralajmëruar për në ora 11:00
.Ndërsa më pas , në orën 12:00, presidentjaOsmani bënë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër, në Komunën e Drenasit.