Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në Sektorin Publik.
Pro këtij projektligji kanë votuar 63 deputetë.Të pranishëm në sallë ishin 85 deputetë.
“64 deputetë kanë votuar, 63 për, asnjë kundër, një abstenim, kalon Projektligji për Pagat në Sektorin Publik”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca,pastaj mbylli punimet e seancës, për të vazhduar me seancën tjetër.