Një kushëri i Sadio Mane, ka zbuluar shkakun e nervozizmit të tij ndaj Leroy Sane gjatë dhe pas ndeshjes Manchester City-Bayern Munchen (3-0).
Dy sulmuesit e kampionëve të Gjermanisë, debatuan mes tyre gjatë minutave të fundit.
Më pas plasi grushti në dhomat e zhveshjes. Senegalezi goditi lojtarin e kombëtares gjermane.
Lojtarët e tjerë dhe stafi teknik ndërhynë për t’i ndarë.
“Shkër**atë e zezë”, iu drejtua Sane lojtarit afrikan, fjalë të cilat ky i fundit i përjetoi shumë keq.
Gjithsesi, mes dy lojtarëve të Bayernit është rikthyer paqja.
Sane ka kërkuar ndjesë për fjalët e tij, ndërkohë që edhe Mane ka bërë të njëjtin veprim, duke kërkuar falje përpara gjithë skuadrës.
Edhe pse u diskutua ideja e përjashtimit të Mane, drejtuesit e Bayernit vlerësuan faktin që dy futbollistët u sqaruan me njëri-tjetrin dhe do të mjaftohen me një gjobë.