FB
Kuvendi i Kosovws do të mbaj sot seancë plenare.
Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.
Po ashtu në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave” dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.
Kuvendi do të votojë edhe propozimin e GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.