FB
Në ndeshjen e parë çerekfinale të kësaj gare, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore të pastër në udhëtim kundër Benficas, me rezultat 0:2.
“Nerazzurrët” golat e fitores i shënuan gjatë pjesës së dytë.
Nicolo Barella shënoi fillimisht me kokë në minutën e 51-të, teksa Romelu Lukaku u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 82-të.
Interi ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 prill, në stadiumin “Guiseppe Meazza”.