Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare dhe një të jashtëzakonshme. Në seancën e radhës do të bëhet Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhr Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, kjo prej orës 10:00.
Të dyja projektligjet, ai për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë do të shqyrtohen sot, me procedure të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës. Kështu kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare, ndonëse këtë formë e kundërshtuan deputetët opozitarë.
Kurse seanca e jashtëzakonshme fillon në orën 12:00 dhe në rend të diës është, Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022 – 2031.
Ndërkaq në seancën e tretë plenare, që pritet të mbahet nga ora 13:00, në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe raportimeve.