FB
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.
Temperaturat minimale parashihen të jenë në rënie të lehtë, ndërsa ato maksimale të ditës pritet të arrijnë rreth 10 gradë celcius.
Pritet të fryejë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 1-8 m|s.