FB
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit të krishter në Kosovë me rastin e Pashkëve.
‘’Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithëmon triumfon mbi sfidat më të mëdha.
Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit, e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon ti kultivojë në vazhdimësi.
Ajo ka uruar besimtarët katolik që Pashkët të jenë të mbushura me festë e gëzim dhe e shtëpitë e tyre me begati.