FB
Gjilanasit u ndalën me barazim 1:1 në shtëpi nga Trepça ’89. Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 11-të, me Besnik Krasniqin që shënoi nga penalltia.
Por, mitrovicasit ia dolën të barazonin shifrat në minutën e 24-të përmes Egzon Baftiut. Deri në fund u regjistruan edhe disa raste nga të dy skuadrat, por nuk pati ndryshim të rezultatit.
Drita prin në tabelë tani me 56 pikë, kurse Trepça ’89 mbetet në pozitën e tetë me 30 pikë.