FB
Futbollisti i Kosovës, Aro Muriq, nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Premier ligë. Skuadra ku ai është portier, Burnley, ka siguruar pjesëmarrjen në elitën e futbollit anglez.
Në ndeshjen e sontme të javës së 40-të Burnley ka fituar 1:2 si mysafir i Middlesbrough.
Për Burnleyn në portë ishte Muriq, i cili tash pritet të jetë portier i parë në Premier League dhe jo më si portier i tretë i Manchester Cityt.
Burnley aktualisht gjendet në pozitën e parë, ku ka tubuar tetëdhjetë e shtatë pikë.