Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq, ka shprehur zemërim ndaj Turqisë pas paralajmërimit se ky vend do të furnizojë Kosovën me dronët “Bayraktar”. Vuçiq, duke komentuar lajmin se Turqia do të armatosë Kosovën me dronët “Bayraktar”, tha se kjo do të ndikojë në marrëdhënjet mes dy shteteve. “Nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe kjo do të ndikojë në marrëdhënjet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin Erdogan”, tha Vuçiq.
Poashtu Vuçiq, ka sulmuar Gjermaninë. Ai e ka quajtur anti – serb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve.