Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sot edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë.
Kampionet olimpike nga Kosova janë graduar përmes një ceremonie ushtarake si sportiste kampione.
Ceremoninë zyrtare e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Trajneri i tyre, Driton Kuka e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka zbuluar kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare.
Ai ndihet krenar që kampioneve olimpike iu bë ky nder nga Shqipëria.
“Me Kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka.