FB
“Los Blancos” triumfuan 0:4 në “Camp Nou” ndaj Barcelonës, duke e përmbysur rezultatin 0:1 nga ndeshja e parë.
Vinicius Junior kaloi mysafirët në epërsi në minutën shtesë të pjesës së parë, për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm.
Por, pjesa e dytë ishte e gjitha për mysafirët dhe për Karim Benzeman në veçanti.
Ai realizoi hat-trik në pjesën e dytë, për ta kualifikuar ekipin e tij në finale.
50’, 58’ dhe 80’ ishin minutat kur Benzema e dërgoi topin pas Ter Stegenit.
Real Madridi me një performancë spektakolare ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Mbretit.
Në finale, Real Madridi do të përballet me Osasunan, që dje e eliminoi Athletic Bilbaon.