Gjilani ka bërë hapin e madh në garën për të siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës pasi që sot mposhtën Llapin, me rezultat 1-2, në ‘Zahir Pajaziti’, në sfidën e parë të gjysmëfinales së kësaj garë joshëse në vendin tonë.
Jashari (7’) dhe Islami (17’), shënuan nga një gol për fitoren e gjilanasve, derisa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Selimi (39’).
Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales Prishtina e ka mposhtur Vushtrrinë, me rezultat 1-2, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Ferki Aliu’.
Chibueze (18’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar vushtrriasit në epërsi prej 1-0, derisa Endrit Krasniqi (83’), barazi shifrat në 1-1. I njëjti lojtari sërish gjeti rrugën e golit në minutën e 90-të, duke shënuar golin e fitores për prishtinasit.
Ndeshjet kthyese të këtij rrethi luhen me 19 prill.