Chelsea është vënë në kërkim të pasuesit të Graham Potterit.
“Blues” e shkarkuan së fundmi trajnerin e deritashëm për shkak të rezultateve të zbehta.
Dhe, tash klubi nga “Stamford Bridge” është vënë në “gjah” për ta siguruar sa më shpejt trajnerin e ri, i cili do ta drejtojë ekipin së paku deri në fund të sezonit, apo edhe më gjatë.
Në orët e fundit, mediumi britanik “The Sun” raporton se Chelsea ia ka vënë syrin trajnerit spanjoll, Luis Enrique.
Ish-trajneri i Barcelonës u nda me Kombëtaren e Spanjës pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit.
Natyrisht, dëshirë e ish-futbollistit të Real Madridit dhe Barcelonës është që të punojë në Premierligë, pasi e bëri një gjë të tillë në Serie A dhe në La Liga.