Mëngjesin e sotëm kanë shpërthyer lajmet për një largim të mundshëm të Leo Messit nga PSG.
Sulmuesi argjentinas, i vërshëllyer në ndeshjen e fundit nga tifozët kuqeblu, i skadon kontrata në qershor dhe me shumë gjasa do t’i thotë lamtumirë kryeqytetit francez.
La Nacion shkruan kështu për aventurën e “Pleshtit”: “Me ardhjen e tij te PSG në gusht të vitit 2021, Lionel Messi u ambientua në kryeqytetin më pak futbollistik nga qytetet kryesore në botë.
U mbushën rrugën për ta mirëpritur.
Një turmë e shoqëroi duke zbritur në aeroport në qendër të një qyteti që shquhet për gjërat e tjera, dhe ka regbin si sportin më tradicional”.