Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë,Nikolas Dendias, nuk ka pranuar që të mbajë konferencën e të fotografohet para logos së Republikës së Kosovës.
Kjo bëri që të ndryshojë vendi ku zakonisht mbahen konferencat me mysafirët në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Të dy ministrat nuk u ndaluan as për fotografi në hyrje të objektit të MPJD-së siç është zakon në këtë ministri,sepse edhe në këtë hyrje është mbishkrimi Republika e Kosovës.Por konferencën e mbajtën në një anë tjetër në sallën e konferencave të MPJD-së ku nuk kishte logo të Republika e Kosovës,por qe ishte vetëm flamuri i shtetit nga Kosova dhe atij grek.