E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Djali i deputetit të vrarë të LDK-së: Shantazh i pastër, ky është mesazhi i marshit të marrëzisë

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Hajdaraj: Mesazhi është ndërhyrje e shantazh i pastër ndaj drejtësisë

Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, i cili u vra në një atentat më 17 janar të vitit 2002, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka quajtur marshin e djeshëm shantazh dhe ndërhyrje në punën e Gjykatës Speciale.

“Marsh i marrëzisë, e cila po vazhdon që nga paslufta dhe ende me shantazh e duke e kërcënuar drejtësinë me destabilitet të Kosovës. Mesazhi është ndërhyrje e shantazh i pastër ndaj drejtësisë”, thotë Hajdaraj për “Bota sot”.

Sipas tij, pas marshit të djeshëm, pa dyshim që të kërcënuar ndjehen dëshmitarët e mundshëm të Gjykatës Speciale.

“Të kërcënuar ndjehen dëshmitarët direkt të këtij procesi dhe tërheqja e tyre është qëllimi i këtij kërcënimi. Zbulimi i vrasjeve politike nga kjo gjykatë më së shumti varet nga provat se sa nga mendimet në kor e kuturu të protestuesve. Ka pasur raportime se shumë prova janë zhdukur dhe shumë dëshmitarë potencial por që kanë qenë pjesë e krimeve janë vrarë”, shprehet Hajdaraj.

ADVERTISEMENT

Më tej, ai thotë pret që Gjykata Speciale të zbulojë të gjitha vrasjet politike.

“Uroj të kenë mbetur ndonjë që do të flasë, por kjo do të varet nëse ata që kanë qenë pjesë e krimit dhe janë penduar dhe nëse kanë guxim të dëshmojnë. Vërtetë themi se Zoti për çdo krim lën dëshmitar, dhe uroj që do të dëshmojnë. Pasi që një pjesë e tyre janë viktima të propagandës, ku me anë të propagandës dhe shpifjeve kanë arritur t’i bindin se ky apo ai person është “spiun i Serbisë””, deklaron Hajdaraj.

“Pra, shtiesit kanë kryer krime të shumta dhe kanë krijuar viktima të shumta, në njërën anë kanë shpifë e propagandu për personalitete ma atdhetare që i njeh rrethi e shoqëria, që ka quar deri te vrasja e tij/saj, pastaj etiketimi që i është bërë familjes së tij/saj, poashtu edhe viktima në radhën e vrasësve, pasi që edhe kanë krijuar vrasës dhe ata kanë menduar se po bëjnë “vepra patriotike””, përfundon për “Bota sot”, Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë Smajl Hajdaraj, vrasja e të cilit do të trajtohet nga Gjykata Speciale.

TË NGJASHME

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

2025-09-09
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

2025-09-09
Next Post
Geci tregon një ngjarje me Thaçin: Ai mi puthi duart, çka pritet prej tij

Geci tregon një ngjarje me Thaçin: Ai mi puthi duart, çka pritet prej tij

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

3 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

8 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

10 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

10 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

9 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

10 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL