Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në fjalimin e tij të mbajtur gjatë marshit për drejtësi ka thënë se ish-krerët e UÇK-së po e përcjellin drejtpërdrejt nga Haga.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të duartrokasin që të përcillet mesazhi se Kosova është me ish-krerët e UÇK-së, raporton Zeri.info.
Krasniqi ka thënë se vetëm në këtë mënyrë, pra të bashkuar mund ta mbrojmë të vërtetën e popullit tonë.
Ai më tej u shpreh se lavdia e UÇK-së nuk pakësohet me kalimin e viteve.