Ferizaj e ka nisur mirë ndeshjen kundër Dukagjinit të Klinës, por e ka përfunduar keq. Në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Javës së njëzet e shtatë të Superligës së Kosovës skuadra nga Klina ka arritur të fitojë me rezultat 3-1.
Të parët që kanë gjetur golin kanë qenë ferizajsit. Bardhi ka realizuar qysh në minutën e shtatë.
Por gëzimi i Ferizajt nuk ka zgjatur më shumë se sa tre minuta.
Hugo e ka barazuar rezultatin në minutën e dhjetë.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Pjesa e dytë në tërësi i ka takuar Dukagjinit.
Fillimisht në minutën e gjashtëdhjetë Santos i ka dhënë epërsinë skuadrës nga Klina e më pas në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë John ka vulosur fitoren e klinasve.
Pas kësaj ndeshje, Dukagjini gjendet në pozitën e gjashtë me tridhjetë e pesë pikë, ndërsa Ferizaji në vendin e nëntë me njëzet e tetë pikë.