Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
“Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, njofton IHMK.