FB
Manchester City ka arritur të fitoi me përmbysje të thellë ndaj Liverpoolit, në derbin e xhiros së 28-të në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Etihad” përfundoi me rezultat 4-1.
Golin për skuadrën mysafire e realizoi Mohamed Salah, kurse për Cityn realizuan Alvarez (27’), De Bryune (46’), Gundogan (53’) dhe Grealish (74’).
Me këtë fitore, City vazhdon në pozitën e dytë me 64 pikë, kurse Liverpooli mbetet i gjashti me 42 sosh.