Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pasi në Zubin Potok janë djegur mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës, që siç thotë Vela duket se ka ndodhur vetëm për shkak të targave RKS.
“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e Republikës Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.