FB
Dje Ministri i Financave Hekuran Murati, me pompozitet shkroi se financat e shtetit janë ”kthyer në binarë ‘’ dhe se ” thesi i shqyer është qepur ”, duke paraqitur për arritje të qeverisjes së tyre zvogëlimin e deficitit buxhetor në nivel rekord historik ‘’.
Por, një gjë e tilë nuk shpëtoi pa një reagim të ish- Ministrit të Financave, Avdullah Hoti.
Është naivitet, konstatoi Hoti ‘’që të prezentohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike ‘’. Për Hotin, një gjë e tillë ‘’sikur të kishim rritje ekonomike 10 për qind, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor’’.
‘’Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale,sigurisht se buxheti del në suficit’’ përfundoi ai.