FB
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Ministri Murati i uroi mirëseardhje ambasadorit në Kosovë , duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Ambasadori Angili u shpreh falënderues për ndihmën dhe solidaritetin e shteti të Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.
Gjatë takimit Ministri potencoi se Repuplika e Kosovës ka kapacitetet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë, në fusha me interes për të dyja vendet. Ambasadori Angili, në anën e tij, shpreh gatishmëri për thellimin e këtij bashkëpunimi.