FB
Shqipëria nis sonte ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian ‘’Euro 2024’’, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kombëtarja shqiptare do të luaj në udhëtim kundër Polonisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin ‘’PGE Narodowy ‘’ të Varëshavës.
Përkrahja për Shqipërinë nuk do të mungojë as sonte pasi një numër i konsiderueshëm i tifozëvë shqiptarë do të jenë sonte atje.