Kombëtarja e Kosovës U16 nuk ka treguar lojë të mirë, duke pësuar humbje me rezultat 5:1 nga Maqedonia e Veriut U16, në një ndeshje kontrollues por në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s.
Skuadra e përzgjedhur e trajnerit Dashmir Beari zhvilloi një ndeshje të mirë në stadiumin Albena dhe iu gëzua një fitoreje bindëse.
Për Maqedoninë shënuan Etoski (43′ e 49′), Latifi (47′), Mlladenovski (77′ e 79′) dhe për Kosovën Ahmeti (87′).
Dardanët megjithatë panë dobësitë që duhet evituar për sfidat e radhës.