Kryeministri Albin Kurti e dorëzoi te Presidenca Çeke e Bashkimit Europian aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE. Kurti tregoi se sa vjet u janë dashur shteteve tjera për t’u anëtarësuar në Union, ndërsa theksoi se nëntë vjetëshi është objektiv real për Kosovën.
“Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp, me ministrin çek për Çështje Europiane, Mikulash Bek. “Letra që e kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur në këtë ditë”, tha kryeministri i Kosovës.