Kombëtarja e Kosovës synon ta nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në kualifikimet e Euro 2024.
“Dardanët” do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’u përballur me Izraelin në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.
Verdhekaltrit janë të motivuar për ta nisur pozitivisht këtë eksperiencë, përkundër faktit se janë të vetëdijshëm që do të kenë punë të vështirë sonte ndaj izraelitëve.
Trupa e Alain Giresse ka zbarkuar dje në tokën izraelite, ku e ka zhvilluar një stërvitje të lehtë, ndërsa paraprakisht nga e hëna ka ushtruar në Kosovë.