FB
Franca e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian ’’Euro 2024 ‘’, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kombëtarja franceze mposhti sonte me lehtësi Holandën në ndeshjen e parë në grupin B.
Ndeshja e zhvilluar në ‘’Sdade de France’’ përfundoi me rezultat të thellë 4:0.
Golat i shënuan Antonio Griezman (2), Dayot Upamecano (8) dhe Kyliam Mbappe (21, 88).