E Shtunë, Qershor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bayerni tregon arsyet shkarkimit të Julian Nagelsmannit

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Bayern Munich njoftoi zyrtarisht këtë të premte për shkarkimin e Julian Nagelsmann.

Së bashku me Nagelsmann, janë larguar edhe ndihmës-trajnerët, Dino Toppmoller, Benjamin Gluck dhe Xaver Zembrod.

Shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Oliver Kahn, ka treguar arsyen që shtyu klubin të marrë vendimin për shkarkimin e Nagelsmann.

“Kur nënshkruam me Julian Nagelsmann për FC Bayern në verën e vitit 2021, ne ishim të bindur se do të punonim me të në një bazë afatgjatë – dhe ky ishte qëllimi i të gjithë neve deri në fund. Julian ndan aspiratën tonë për të luajtur futboll të suksesshëm dhe tërheqës.

Por, tani kemi arritur në përfundimin se cilësia në skuadrën tonë – pavarësisht titullit të Bundesligës vitin e kaluar – ka dalë gjithnjë e më rrallë në plan të parë.

Pas Kupës së Botës kemi luajtur më pak me sukses dhe më pak tërheqës.

Luhatjet e mëdha të performancës kanë vënë në dyshim synimet tona për këtë sezon, por edhe synimet tona për të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Kjo është arsyeja pse ne kemi vepruar tani.

Personalisht dhe në emër të FC Bayern, do të doja të falënderoja Julian dhe ekipin e tij të trajnerëve dhe t’u uroj të gjithëve fat të mirë për të ardhmen”, deklaroi Kahn.

Rreth këtij vendimi për faqen zyrtare të klubit foli edhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiq.

Ai e cilësoi këtë si vendimin më të vështirë.

Ashtu si Oliver Kahn, edhe Salihamixhiq tha se arsyeja e shkarkimit të trajnerit ishte performanca e ekipit nga janari e këtej.

“Ky ka qenë vendimi më i vështirë në kohën time si anëtar i bordit sportiv në Bayern Munich.

Unë kam pasur një marrëdhënie të hapur, të besueshme, miqësore me Julian që nga dita e parë.

Më vjen keq për ndarjen e rrugëve me Julianin. Por pas një analize të hollësishme të zhvillimit sportiv të ekipit tonë, sidomos që nga janari dhe me përvojën e gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, tani kemi vendosur ta lirojmë. I jam shumë mirënjohës Julianit për atë që ka bërë për FC Bayern dhe i uroj gjithë të mirat”, deklaroi Salihamixhiq.

Julian Nagelsmann mori drejtimin e Bayernit në verën e vitit 2021.

Nga ajo kohë e deri më tani, 35-vjeçari fitoi titullin e kampionit në Bundesligë në sezonin e tij të parë, si dhe Superkupën e Gjermanisë në vitin 2021 dhe 2022.

Kujtojmë se “Bavarezët” kanë zyrtarizuar Thomas Tuchelin si trajnerin e ri të skuadrës.

TË NGJASHME

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

2025-06-03
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

2025-06-03
Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

2025-05-28
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

2025-05-23
Next Post
Trimëreshat e Kosovës, shkëlqyen në Gjeorgji

Trimëreshat e Kosovës, shkëlqyen në Gjeorgji

Related Post

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

2024-02-29
Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

2023-08-04
Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

2023-08-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

4 DITË MË PARË
Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

4 DITË MË PARË
Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

1 JAVË MË PARË
RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

1 JAVË MË PARË
Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

1 JAVË MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

4 DITË MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

4 DITË MË PARË
Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

1 JAVË MË PARË
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

2 JAVË s MË PARË
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL