Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi e ka kritikuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë debatit që po zhvillohej në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen e Ohrit.
Ajo i ka thënë Kurtit se është makiavelist.
“Je njëfarë Makiaveli, shkel mbi viktima për me mbërri vet”, i tha Bunjaku-Rexhepi, Kurtit.
Përveç kësaj, Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur “aktor” kryeministrin Kurti, duke i thënë se në Hollivud do të vlerësohej më shumë.
Ajo e ka quajtur kryeministrin Kurti “tradhtar” në gjuhën serbe, duke i thënë “Zajednicë, Zajednicë, unë ty po të them Izdajnicë”.
LDK ka qenë e ashpër sot në kritikë ndaj Kurtit për marrëveshjen e Ohrit.