Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës.
Ky shtrenjtim do të jetë për 14 për qind, kurse tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.
Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, kurse shtrenjtimi i rrymës është kundërshtuar nga qytetarë dhe shoqëria civile.